Sunday, January 27, 2008

D_si_ Dashuri L_for_Love A_comme_Amour

Vetmi


Ka kohë, që netëve nuk i mbyll më sytë
Dhe gjumin, ngadal e djeg me cigare
Një rreze, a vegim, zbret nga botë e yjtë
E bashkë me mallin, më ulen në dritare.

Dhe ca mendime, që më vijnë rreth e qark
Kujtime, me buzëqeshjen tënde trazuar
Dhe unë, si një pemë gjethezverdhur në park
Me mungesën tënde, shpatullave mbuluar.

Janë dhe zhurmët e gjetheve që era i lëkund
Është dhe koha, që më varet si lavire nëpër flokë
Je dhe ti, që të humba, e s’te gjëj më askund
Me netët trazuar, që më rëndojnë përmbi kokë.

© Leonard Seiti

Saturday, January 26, 2008

Kur të bien Këmbanat ! (Renegade)

Renegade Nga Violina Magjike e Karen Briggs


Kur të bien këmbanat do të kuptosh
Se, bota s’ra dhe u thye si qelq,
Nga ëndrrat e një vogëlushi,çamarrok,
Që tik-taku i kohës ja prishi si për dreq!

Se, nëpër vite, duke ndjekur kohën,
Ëndrra të tjera thuri pafund
Dhe ra, u rrëzua, diku nga një ëndërr
E u plagos në shpirt, sa më nuk mund….

Nën zilkat e njëmijë e një mëngjeseve,
Kur zgjimet të kërkojne diçka të re,
Në hapsiren boshe të një shpirti të humbur
Ti kokën lëkunde, por mbas mos e kthe

Ruaji kujtimet për smogun e lagur,
Nga shirat e para te vjeshtës që vjen
Nëse kërkon t’më gjesh mes pluhurit,
Nën shiun e ftohtë veç veten gënjen.

Ruaji fort ato që kaq kohë dhurova,
Fjalë, veç kaq, dhe dy sy memec
Nje mëngjes të prillit kur unë u zgjova
Mallkova botën, e dërgova në dreq.

Ndaj, shpirtin se ruaj nga dhimbjet aspak
Por buzagazin sërish kudo ma gjen
Madje, dhe kur bje e çirrem, a vritem
Nga plumba vargjesh, këtu në poemë

Në ëndrrat që thura dikur, dhe sotë
Një arrë që thyeva, e ndava me ty
Në thelbin e sajë kuptova, se thelbi,
Nuk qëndronte thjesht në dy sy

E lodha veten, pa meshirë, e vrava
Se desha të dija, ku qendron fundi im!
Ty, në shpirt, veç me zemrën të ndava
U ushqeva me gjak dhe me dashurinë

Ndaj aq më bën, se ç’thone lartë e poshtë
Se tashmë, gjithshka, u shkrua, mori fund
Shiko pak nga brënda në mjergullën me hënë
Zilkat e mëngjesit që koha po i tund

Oh! Unë e di mirë se, do të kuptosh
Se desha vetëm të jem si të gjithë
Pak fëmij, plak, grua a djalosh
Pak lule, trendafil, gjëmb apo hith.

E megjithatë, dhe në s’mbetet gjë,
Nëse harresa, me pluhur do mbuloj
Ndoshta, në vjeshtë, kur të fryj e të bjerë,
Shiu poshtë pluhurit, diçka do zbuloj !

E do të mbijnë si luledele, lëndinave
Të prillit magjik, që më solli në jetë,
Rrebele, do kumboj, një këngë e vjetër
E sherranit, çamarrok, fëmij kokëshkretë.

E ndoshta, koha do të fryjn në vesh
Tinguj banal, te këngës, do kujtosh
Krrusur nga koha, do mundohesh t’më gjesh
Kur të bien këmbanat, do mundohesh të kuptosh.

Do kuptosh, atë që po lind, atë që po vdes
Mëngjeset me bilbil që u shurdhuan në vjeshtë
Ëndrrat e thurura, të perzjera me vesë,
Tingujt e kitares, që u denua të heshtë

Do kuptosh, se, bota s’mbaroi këtu
Nje ditë e re që po lind do të zgjoj
Zilkat që bien, jo më kot, kuturu
Një dorë magjike nga lartë i lodroj

Do kuptosh, kohën qe shkroi mbi fletë
Penën magjike të mëngjeseve me bilbil
Velën e ëndrrave të braktisur në det
Të vogelushit, çamarrok, lindur në prill

Dhe kur t’më dëgjosh të drejtohem në emër
Mos u çudit, nëse për një cast nuk më njeh
Koha, kujtimet i ruan në zemër
Përzjere me ritmet e ç’do dite të re.

Ndaj, ndalu për një çast dhe shiko
Diku në qiellin e kaltër, pafund
Lëre vetveten të lundroj nëpër kohë
Me velën e ëndrrave që era e tund.

Dhe do të kujtosh, një femijë çamarrok
Që në pentagramet e kohës,këngë për ty shkroi
Dhe zgjoi në kujtesë një ënderr të vjetër.
Me këngën magjike që koha e këndoi !

Ndaj, kur të bien këmbanat, do të kuptosh,
Se nën dritën e diellit dhe të hënës së heshtur
Me shpresa dhe ëndrra pa fund, një djalosh,
Vrapoi kaq kohë, në jetë, pa u reshtur.

Ndoshta do të trishtohesh, do të ndjehesh keq
Për gjithshka që koha, mbas nuk ta kthen !
Një ditë të akullt dhjetori, si për dreq,
Gjethe trishtimi nisën të bjenë.

Kështu, u zhvesh ajo pemë, që dikur,
Lulëzoi si me magji, plot gaz e hare plotë
Një zemër u kthye papritur në gur,
Një shpirt u mbyt, u tret në një pikë lotë

Do kujtosh, ndoshta, një kengë të vjetër,
Që plot dashuri t’u pëshpërit në vesh !
Do të mbyllësh sytë, për tu zgjuar diku tjetër
Në një tjetër vënd do kërkosh që të jesh.

Ndoshta, do t’më gjesh në rrugë, tek vrapoj,
I veshur me dashurinë, mungesën dhe mallin,
Kostum, që ti dhe koha ma dhuroi,
Një natë dhjetori, në paqe me djallin.

Do kujtosh,se, në të shkuarën e largët
Dikush te pati thënë, se, do të vij një ditë
Do më gjesh, sërish, diku mes flakësh
A në prushin e mbuluar, nga pluhur i hirtë.

Dhe ja ku jam, sot, mbi k'të letër,
Më gjen sërish, tek heshtur po lexon
K’të skandaloz, që shiu i vjeshtës
Nën pluhurin e kohes, sërish ta zbulon.

Dhe heshtur do të vijnë ndër mënd,
Pak çaste nga e shkuara, do të ndjesh mall
Unë, jetova nëper kohë, me plagën që dhëmb,
Dhe vdiqa mbi k’të letër, për të mbetur i gjallë.

© Leonard Seiti


*** X

Vjeshta ulur rri mbi pemë
Shoh një zogth tek ikën larg
Gjethet një nga një nis bjenë
Një shi i hollë, leht më lag.

Mu zbehën ëndrrat porsi gjethet
E humba dhe një ëndërr sot
Diku në shi shpirti më dehet
Gota, vjesht me mbushet plot

Do të vij dimri mbas pak
Qielli borë kristal do derdh
Nese do shihni një endacak
Do të jem unë, një ënderr ndjek.

Nese më shihni tek bredh i dehur
Nëpër vargje në poem
Mos më vështroni me qortime
Dua veç të jem një pemë !

Dua të rithur një ëndërr,
Do të ket sërish pranverë
Do të çelin sërish lulet
E pike vesë mbi to do bjerë

Do të lind syth'i ri
Do djegin yjet mallin tim
Do të kthehen sërish zogjtë
Nga i largti shtegëtim

Do vari hëna flokt e verdhë
Do freskoj sytë në një burim
Do rrjedh nga malet në rrëke
Ujë bore nga shpirti im

Nën rreze dielli nëper lëndina
Si qëngj i vogël do më marrë gjumi
Ndoshta, do të shoh një ëndërr
Diku tej, në një breg lumi.

© Leonard Seiti

Shpres

Si në pasqyrim të ujit
Ku vetveten kurrë se gjen
Jeta është një loj mistike
Po s’di të luash, të gënjen

Kështu, një ditë rash dhe unë
E nëshpirt u vrava keq
Jo se hiç s’dija te luaja
Por pa fat, si per dreq

Këngë e vjetër më mundon
E shpirti them - nuk është letër
Ndaj rri e pi, deri vonë
Vetmi,cigare, e verë të vjetër

Por prap them : – nuk ka mbaruar
Ish veç një pjesë, nuk ishte fundi
I lodhur, krejt i rraskapitur
Mbi një ëndërr më zë gjumi

Dhe më zgjojnë zerat e agut
Një ditë e re po lind - Më prit
Nëse mbas lash errësirën
Patjeter para, ka veç dritë.

© Leonard Seiti

Nënës

Letrave sonte u rri larg
Vargjet s’më kapin më përdore
Qytetit bredh unë rreth e qark
Më puth nata si dashnore

E një fllad që fryn i lehtë
Lot me gjethet, i pa gjumë
Hëna floket e gjat lËshuar
Lan e qetë diku në lumë

Diku tej në një taverrnë
Muzikë gazmore, kupat plot
Më shkel syn një lule bore
E pa gjumë dhe une - më thotë

Unë taverrnes i rri larg
Tjetër muzikë ruaj në gji
Duke ecur nëpër park
Këndoj i humbur si fëmij

Nënën time sjell ndër mënd
Mbi një ëndërr tek rri menduar
Mbeshtetur diku pranë dritares
Me koken varur përmbi duar

Oh, e shtrenjta ime, nënë!
Ti fli e gjumin bëj te qetë
Unë do të vij një mëngjes
Kur vesë e yjeve të bjer mbi fletë

E ti në mbrëmje do më vësh në gjum
Si bëje dikur kur isha fëmij
Do më këndosh ëmbël një ninullë
Që përveç teje askush se di.

Dhe unë si qëngj vocërrak do të flë
Mbështetur në prehrin tënd të ngroht
Se askund tjetër më të ëmbel gjum
Nuk mund të gjej unë në k'të botë.

© Leonard Seiti

Nën gjethe dëbore

I humbur në magjinë e sajë
Shoh si lehtë bie borë
E bardh si bora një pulbardh
Vjen më ulet leht mbi dorë

Dhe fluturoj me krah magjie
I bie botës skaj më skaj
Ta lë shpirtin leht të bier
Gjithkund si bora ta shpërndaj.

© Leonard Seiti

Mëngjes

Ç’po më josh sot ky mëngjes
Më bën të ndihem kaq i lehtë
Dhe butësisht si pikë vese
Me hedh mbi lule, me hedh mbi fletë

Pastaj, me diellin përqafuar
Avulloj e bëhem dritë
E vij të ulem përmalluar
Mbi flok't e tu dhe mbi qerpikë.

© Leonard Seiti

Duke ecur.

Nata fle e qetë mbi fletë
Unë qetësin natës ja prish
Në rrugë, porsi endacak
Veshur hollë me këmishe

Ben ca ftohtë, por, nuk e ndjej
S’kam kohë të mendoj kaq gjat
Nëpër yje kërkoj të gjej
Dy sytë e tu, nëpër mesnatë

Trazuar me flladin, shpirti
Porsi gjethe, dridhet lehtë
Unë i zgjuar nëpër rrugë
Nata flë e qetë mbi fletë

I ndal hapat një moment
Flok't e Hënës, si ujvarë
Derdhur përmbi pemë, e fletë
Dhe në lëndina, përmbi bar

E nis këndoj porsi i marrë
Një këngë të vjetër dashurie
- Ku jane sytë e tu kristal
Mbushur plot me drit magjie !?

Dhe nën tinguj vazhdoj të eci
Rruga sonte s’ka mbarim
Ndoshta, kur të vij mëngjesi
Do të vish ti, në shpirtin tim.

© Leonard Seiti

Më Mungon


Këndej, dhe pse dimër
Dielli ngroh si në pranverë
Nëpër degët lakuriq
Bje e çirret lehtë nje erë.
Mbrëm, nuk folëm ne të dy
Mëngjesi, ëndrrat lidh përdore
Ndoshta, aty ku jeton ti
Qielli derdh petale bore
Ndoshta nesër do te bier shi
Në rrugët, veshur me gjethe vjeshte
Ndoshta, do të shoh në ëndërr
Të më vish në buzeqeshje
Dielli sot më ngroh fytyren
Veç, shpirtin sot e ndjej kallkan
Nëpër vija pentagramesh
Dora dridhet, kitara qanë
Mbrëm, nuk folëm ne të dy
Një tel ish këputur s’di se ku !
Ndoshta, diku ne shpirtin tënd,
Ndoshta, në fijet e qiellit blu !

Mëngjesi, hapi sytë i lodhur
Thua, mall i rëndonte mbi sy!
Përmbi një velë me ngjyrë mendimesh
Në det mungese, lundroj tek ty.
Mbrëm nuk folem ne te dy
Hëna, valsin nuk vallzoi
Yjeve, dritë su pash në sy
Mëngjesi mallin tënd më zgjoi.

© Leonard Seiti



Mbrëm, nuk folëm ne të dy
Nata, mu bë e gjate, sa jeta
Dhe unë, si dashnor besnik
Iu fala nates, e hiç nuk fjeta.

Nje zë nga koha.

Më folën vitet, më thanë - zgjohu,
Zemrës i duhet një kengë tjetër
Mjaft heshte, mjaft fjete
Nën hijen e humbur të një kenge të vjetër

Më folën vitet, më thanë - zgjohu
Një tjetër zjarr ndiz në oxhak
Koha që shkoi, shpirtin ta ftohu
Zemra tashmë do tjetër gjak.

Dhe, kështu bëra, hapa dyert
Me pluhurin e viteve ngarkuar
Porsi kristal, një tingull thyhet
Thyhet nje kënge e pa kënduar

Dhe ja, pa pritur, pa kuptuar
Nje rreze dielli, një mëngjes
Ra butësisht mbi shpirtin tim
Porsi mbi lule hedh nata vesë

Ndjeva ngrohtë, dhe çeli zemra
Endrrat, si petal pranvere
Veç nuk zgjati, shkoi dhe vera
Tashmë derdh vjeshta stuhi ere

Thua ishte një ënderr vere !?
Një marrezi që ëndërrova!?
Nuk besoj ! Shpirti më dhembi
Më duket, prape dashurova !

© Leonard Seiti

Letër

Hëna varur rri mbi degë
Si zog i trembur, i hutuar
Përmbi qerpik't e tu me vesë
Një yll është ulur rri menduar

Ca tinguj qelq që nata derdh
Dëgjoj tek flasin emrin tim,
Dhe nëpër natë unë nis të bredh
Porsi nje zog, në shtegëtim

Kur të bjere vesa e yjeve,
Kur të mos jem, të jem tretur
Të kem humbur nëpër pyje
Përmbi gjethe i përvesur

Do pyesësh veten një moment,
Ç’ënderr ndoqi !? Si kurrë nuk diti !?
Ç’ish për të realiteti,
Që ëndrrave këngë kaq here u ngriti !?

Ndoshta, do lexosh k’të letër
Do më kujtosh, ndoshta, si vjeshta !
Po te tregoj, një ëndërr tjetër
Të thurur me blerim në vreshta

Po të tregoj për sytë e veses
Për mengjeset me fllad pranvere
Qe ta kujtosh, kur të vij vjeshta
E të derdh shi, nën huqe ere.

Për flladin ,që vallzon lëndinës
E shpurpuris, fletë e petal
Për aromë të trëndelinës
Për një thëllezë diku në mal.

E nëse do më çosh ndër mënd
Qoftë, për një cast të vetëm
Me beso, nuk kam lajthitur
Si askush, e desha jetën

Ende tingujt bien qelq
Dhe pak çaste, e shkoj të flë
Mos u trishto ti në mengjes
Nëse nuk do zgjohem më

Ç’udirat, s’ndodhin vet'vetiu
S’ështe çudi të mos jem më
Nëse pa pyetur më prunë në botë
Unë krejt pa pyetur, po e lë.

© Leonard Seiti

Unë. Ti.

Unë.Një letër e zhubritur shkujdesur
Ku ti shkrove dashuri dikur
Unë. Nje gjethe e rënë, me shi përvesur
Një pallto e vjetër e varur në mur

Një këngë që stingëllon më në tela
Kitare, e thyer e hedhur tej
Unë. Zvarritur, bredh endacak
Rininë e ikur sërish të gjej

Unë.Në kujtimet blu të së shkuares
Në valsin e flokëve të tu në erë
Në pranverën e hershme, petaleve
Tashmë me vjeshtën ulur në derë

Unë.U ula në qerpikët e tu
Porsi nata në perendim
Në hapsirën e qiellit blu
Ndeza yjet e shpirtit tim.

Ti.Nata ime magjike,hëna
Velloja e gjelber e lëndines,petal
Nostalgjia,vegim i largët hyjnor
Shpresa, që më mban të gjallë.

Ti.Rrezja e mengjeseve çamarrok
Pasqyra e thyer e detit në stuhi
Vela që me nxorri nga dallgët
Dallga që më mbyti përsëri

Ti. Ishe dora që lodroj kitarën
Zëri i shpirtit tim memec
Tani i vetëm përpiqem të shkruaj
Këngen tonë, mbetur në mes.

Unë.Hija e tretur në syrin e drites
Ti.Më vështron nga horizonti dhe qesh
Jeto pra e dashur në defrime perëndish
Ndërsa unë pallton e vjetër po e vesh.

© Leonard Seiti

At'herë


Kur të skuqet dielli, si qershizë e pjekur
E muzgu i mbrëmjes të bjerë mbi pyll
Në u gjëndsh vetëm, në qofsha vdekur
Do shndrij nga lart, për ty, një yll.

Mjafton me sy t'ja bësh me shenjë
Do të ulet, porsi zog mbi gjeth
Nëse për mua, të mbyt ty brëngë
Në drite të yllit, do t'më gjesh.

© Leonard Seiti

Ndjenjë

Ç’më pushtoi sonte kjo ndjenjë
Keto mendime nga më erdhën ?
A thua lart nga qielli blu
Yjet mall mbi mua derdhën!

Janë flokët e tu przier me dritë
A reze hëne është ky tis !?
Si kallza gruri në mbrëmje maji
Fllad'i lehtë ti shpurpuris

Kjo ndjenjë pa gjum sotë po më lë
Nga thellesia e shpirtit si zjarr më doli
Mu be sikur dëgjova zë!
Fole ti, a era foli?

Me duket, i paskam harruar
Syte e tu me qeshje drite
Kam pak kohë që jam larguar
Si të ken kaluar vite!

© Leonard Seiti

*** X

Ma thyeni shpirtin, ma bëni copë
E zemrën digjmani në zjarr
Se t’ju paguaj nuk kamë sotë
E as nuk pata kurrë më parë.

Mi nxirrni sytë, të mi hanë korbat
Se veç trishtimin ruajten brenda
Ndaj dhe kaq kohë me radhë
Nëpër vargje kam derdhur brënga.

Ma grisni mishin gjer në kockë
Coptomëni, këmbë, krah e duar
Se veç dhimbje edhe lotë
Me vargun tim ju kam dhuruar.

E mos më jepni as dhe për varr
Shenjë nga unë mos të ketë
Më shpërndani përmbi bar
Të shkrij, si bora, qetë qetë

Veç ta dini, se ju desha
Të gjithë me radhë, pa përjashtim
E trishtimin kurrë s’ja u vesha
Si kemishë pranvere, gjith blerim.

© Leonard Seiti

*** X

Ndal, të lutem për një çast
Ç’më mundon me këto pyetje
Një botë të tërë unë mbas e lashë
Më thuaj, ti tek mua ç’gjete !

Ndaj lëri sytë e tu tinzar
Të qeshin, gaz edhe hare
Dhe mos më pyet, “Me sa më parë” !
Të dy jetojmë një ditë të re.

Mos më mundo me freskine tënde
Me flokët derdhur nëper erë
Me dikë tjetër, ne të tjera vënde
Jam puthur ëmbël duke pirë verë

Ndaj eja pranë, dua të prek
Buzët e tua të kuqe gjak
Ngadal trupin më lër ta zhvesh
Si vjeshta pemët, tej në park.

© Leonard Seiti

Në Muzg




Ç’më vështron me cep të syrit
E më rri heshtur porsi hënë,
A mos vallë, në botë të yllit,
Dënim heshtjen të kanë dhënë !

Unë për sytë e tu, si qielli
Do këndoja ç’do mëngjes,
Thua t’më jesh rreze dielli
Ku të humbas unë porsi vesë !

Eja pranë t’ja marrim këngës
Muzgu i mbrëmjeve ka rënë
Drit’ argjënd nga petku i hënës
Gjurmë në flok’t e tu ka lënë.

Pa dëgjo hapsires tej,
Yjet kënges ja kanë nisur
Për ty sonte, duhet të gjej,
Vello, me Aurorë qendisur.

© Leonard Seiti

Asaj

Asaj, i pëlqen t’ më lëndoj
T’më vrasi lehtas gjer në shpirt
Me zhurmët e gjetheve që bjenë
Nga huqe ere, nën qiej të hirtë

Asaj, i plëqen zemrën t’ma grisi
Ferrave të Majit, gjemba plot
Të shohi, si gjak pikon e vuan
Asaj i pëlqen, t’më shoh në lotë

Asaj i pëlqen, që mbrëmjeve,
Mes këngesh t’më hedh, të thyhem
Porsi shishe e qelqte, e veres.
Me baltra muzgjesh të përlyhem

Dhe unë, i jepem, si dashnor besnik
Ushtar, i bindur gjer në një
I rri varur përmbi qerpik
Qaj, e qesh, e luaj me të...

Dhe s’ka më të ëmbël këngë
Bota, tinguj më t’bukur s’njeh
Se kënga e sajë magjiplotë,
Mëngjeseve, të një dite të re.

© Leonard Seiti

Rikthim

Nuk di, pse po e rifilloj keshtu,
Atë që dikur e lash në mes
Nje botë e hedhur, e flakur diku
Një ëndërr, ca fjalë, të lagura në vesë !

Kjo mjegull që ka rënë lugines
Sote më kthen, në kohë, pa shkak
Rikthehem tek ty, ëndërr e vjeter
Si tek një rrugë e vjeter, i zbathur, endacak !

Janë kaq mëngjese, të ndryshëm,pa ty
Kaq botë të ndryshme jetojmë unë dhe ti
Në mjegullën e luginës, humbasin, dy sy
Të mitë, a të kohës, që më riktheu përsëri !

Janë kaq fjalë, të tymosura në mjegull
Me krahë të bardhë, fluturojnë mbi luginë
Është dhe koha, e pa shkruar mbi letër
Që më mundon, si çantë e rëndë mbi shpinë !

© Leonard Seiti

Mbas mesnate.

Është ende herët, por unë po mbyll sytë
Mbi k’të gjeth dëbore qË bëra pis sakaq
Tej në hapsirË, nga një botë e yjtë
Dëgjoj tinguj qelq, tik-take bien paq

Është ora, ndoshta, e varur në mur
Janë hapat, ndoshta, që hodha mbi rrugë
Është era, ndoshta, që ledhaton një gur
A, ndoshta, nata që këndon në muzg

Nuk di, ndoshta, është veç një përçart
As zhurmë as zë s’dëgjohet, ndoshta, tutje
Ne xhamat e dritares, thyhet rreze e artë
Por unë ndjej kaq gjumë, si të ishte lutje.

© Leonard Seiti

Friday, January 25, 2008

*** 1

Nën tik-takun e kohes në heshtje
Do më sjellesh një ditë ndër mënd
Do lagin lotët, si shira vjeshte
Faqet e tua, qerpikun tënd
Ato qe ti ende nuk i njeh
Janë ëndrrat e mengjesit që thura për ty

Janë fjalët e pa thëna të një dite të re
Është koha, që bashkoi dhe ndahu ne të dy
Kurrë s’më besove një fjalë të mirë
Ndoshta për mirë, kurrë nuk ta thash
Në muzgun e mbrëmjes, tej në hapsirë
Në vorbullën e qiellit rrëshkita dhe rashë
Unë po shkoj, të zgjoj Aurorën
Në shtratin blu, ku ajo tani flë
Do të kujtoj, ndoshta, si borën,
Që shkrin nga dielli, e gjurm nuk lë.

© Leonard Seiti

*** 2

Në heshtje dëgjoj këngën e valeve
Dhe për një çast më vjen ndër mënd
Mendim i çuditshem, nga era trazuar
Sikur deti lundron mbi mallin tënd !

Dhe nën rreze dielli vështroj me vëmëndje
Qiellin e kaltër dhe detin blu
Ah, sa do te doja, të vdisja në ëndje
Nën dritën magjike të syve të tu !

© Leonard Seiti

*** 3

Mu duk se të pashë të qeshje
Mu duk se më erdhe pranë
Pash rreze dielli dhe shira vjeshte
Pash gjethe bore që nis e rane

Mu duk sikur hapa derën
Mu bë se degjova zë
Bota jashtë është ende zgjuar
E ndërsa une, kam koh që flë !

© Leonard Seiti

*** 4

Ç’më pyet kaq herë k’të mëngjes,
Ç’ënderr të solli mëngjesi blu !?
A nuk të thash, se, sy nuk mbylla
U bëra roje, syve të tu !

Zgjohu, se kam bêrë kafenë,
Nga një filxhan, bashkë të pimë
Shiko, si ëngjëj te avullt ngrenë,
Krahët lehtë në fluturim.

Dhe mos mê pyet, si femij
Kureshtare, sa më s’ka,
Pse nuk fjeta, s’ka rëndësi,
E ç’kam bërë, rëndesi nuk ka.

Zgjohu, e hidh sytë në kopësht,
Shih se ç’lule në shpirt kam mbjell
Do të shohesh, si mbi petale,
Ëndrrat e mia, avullojnë në diell.

Zgjohu, të shohesh sytë e vesës
Në do të dish se ç’ënderra blu,
Thura natën, tek vështroja,
Si flinin heshtur, sytë e tu.

© Leonard Seiti

Nostalgji



Ç’bukuri e bardhë bore
Kopshtit ëndrrat i rrinë ftohtë
Një ndjenjë e hollë më merr për dore

Eja te luajm me borë më thotë !
Bora dridhet duke rënë
Pemët, nuse, heshtur rrinë
Ca tinguj qelq, nata luan
Përmbi tastierat e shpirtit tim
Vetmi thua s’ka kjo natë!
Veç bardhesi bore shihet tutje
Në kopësht, porsi murg i ngratë
Një qipariz, dehet në lutje.
I jepem natës, me boren puthem
Ne buzeputhje, akull ftohtë
Bie e shkrihet bore e bardhë
Nga fryma ime, e bardhe, e ngrohtë.
mbrëmje të ftohta të dimrit, acar
Verën që shkoi më sillni ndër mënd
E me merr mall, të flë mbi bar
Në gjum t’më puth hënë e argjendë
O

E të zgjojem në mëngjes,
Kur të bjerë vesa e yjeve
Si trumcak, te nis të bredh
Të humbas tutje nëper pyje
Tu falem luleve, porsi dielli
Se blerim kam shpirtin plotë.
Kjo borë e bardhë që bje nga qielli
Në nostalgji më mbyti sotë.


© Leonard Seiti

Një bisedë me Jetën

Sa kohë bashkë kemi bërë !?
S’më kjtohet më, përdreq !
Një gjum i zi që vrapon t’më zërë
Duket të jet zemeruar keq.

Ndaj mbi qepalla mê rri rendë
Por dritën ende shoh, ndriçon
Dhe ti, e imja, tek rri në këmbë
Dukesh e lodhur, por, nuk lëshon.

Do më lesh një ditë, ti e shtrenjtë
Një mbremje të vone, a nje mëngjes
Kur të djegin yjet, deri vonë
A mbi petale, kur të bjerë vesë

Do ketë muzike !? Ndoshta, se di !
Varet se ku, se si, nëse .....
E në s’do ketë, nuk ka rëndësi
Unë ,s’do degjoj në shkoj të fle .

Eh! E di mirë se do të ndodh
Kush nuk fjeti në k’të botë !
Ç’rëndesi ka, se me ç’muzikë,
Me tinguj qelq, apo me lotë .

© Leonard Seiti

Poezisë


Nga po kthehesh kaq e lodhur,
E trishtuar, pse kështu ?
Ku e humbe ti blerimin,
Buzëqeshjen tënde, ku?
Kush ta vodhi ty gezimin
E trishtim te mbushi plot,

Dhe vjen tek unë si vogelushe
E pa ze, dhe sytë me lot !
Po eja, eja se të dua
Kështu si je, në lotë e trishtë
Eja e merre shpirtin tim
Dhe vishe në trupin tënd te brisht.
Eja, dhe më ledhato
Si vetëm ti di të besh
E mos qaj, mos u trishto
Tek unë një mik të mirë do gjesh.
Eja, të këndojmë të dy
Të dy të qajmë ngandonjehere
Kur të ketë gëzim mbi sy
A kur trishtim, mbi sy t’na bjerë.

© Leonard Seiti

Lamtumirë


Po të lë së fundmi, me dhimbje
Zemra jote për dashuri s’ka vënd
Më fal për gjith ç’thash në ikje
Për lamtumirën, për lotin tënd.




Zemra, mundim ngreh ndër vite
Rrudhosur keq, si broshurë e vjetër
Të them se fundmi, tashmë në ikje
Te dua, te desha si askënd tjetër

Do më kujtosh, nuk di se si !
Po ç’rendesi ka, si të duash
Tashmë mbaroi, si për çudi
Për njëri-tjetrin jemi të huaj.

Ndoshta koha do na pjek sërish
Do na kujtoj një këngë të vjetër
Ti me një tjetër do të jesh
E une në krah do kem një tjetër

Lamtumirë ëngjëllore, lamtumirë
Para se shpirtin ta kem humbur
Se dua të zgjohem një mëngjes
Mbi një ënderr i përgjumur

Mbi një ëndërr që bota s’njeh
Që ende kush s’ka ënderruar
Që s’ka penë,poet mbi dhe

Për të tillë ëndërr te ketë shkruar.

© Leonard Seiti

*** 6




Përmbi degë rrinë varur, yje magjiplot
Nën diritën e yjeve, ajo pret më kot !

Një shpresë e mban zgjuar, gjumë në sy nuk ka
Me vetminë mbuluar, shtratin bosh e la !

Diku në dritare, sytë nuk i mbyll
Vështron tej nga porta, pret të hyj një yll !

Me flokët e verdhë, lëshuar mbi supe
Rrezatonte dritë, gjer në rrugën tutje !

Folën lart e poshtë, për një hënë të dytë
Që netëve në dritare, nuk i mbyllte sytë !

Orë e netë me radhë, priti në dritare
E humbur në heshtjen e netëve tinzare !

Por, një natë, heshtja, yjet fiku qiellit
Ajo një mënjgjes, si pa sytë e diellit !

Thanë lartë e poshtë, se humbi një yll
Ra nga një degë peme, diku tej në pyll !

Thanë lart e poshtë, se nuk gjëndet më
Ndoshta nëpër ëndrra, ajo diku flë !

Kështu, në dritare, dikush la një leter
Shkruar: – Ajo flë , prit mëngjesin tjetër !

Kish një jetë që s’flinte, ndaj ti mos e zgjo
Dhe fundin e k'saj letre, kurrë mos e lexo !

Dhe ai, keshtu bëri, priti atë mëngjes
Por, kur lexoj letrën, u tret, porsi vesë.

© Leonard Seiti

Një këngë për ty

« Do të tretem të venitem
Si filxhani qe s’ka vaj »
Porsi loti do zvarritem
Nëpër lëkurën e butë te sajë
Do të thyhem, porsi drita
Në sytë e sajë magjiplot
Porsi vesa , kur zbardh dita
Do largohem nga kjo botë
Do të kthehem në ujë burimi
Ti laj me mua sytë e zes
Do të bëhem buzë filxhani
Të më puthi ç’do mëngjes
Kacavjerrur nëper gushë
Si gjerdan do ti rri varur
Porsi flladi tej në fushe
Do loz me flok’t e sajë pa ndalur
Do të çel si një lule Prilli
T’më k’puti ajo në Maj
“Baltë e plurhur do të bëhem
Të më shkeli këmbë e sajë“
E që bota mbrëmjeve vonë
Mos të ketë gjum në sy
Nën blunë e qiellit me aurorë

Do këndojmë ëmbël ne të dy.

© Leonard Seiti

Our love

Our love is passion, it is emotion
Innocent, like the flowers in the park
Our love is deep, like the sleepy blue ocean
It is a song, whisper in the dark.

Our love is magic, our love is true
It is like a rainbow, the colours of its arc
Is warm like the sun, infinity like the sky
Our love is a song, is whisper in the dark.


Wrote : Leonard Seiti

*** 7


Ç’më vështron me cep të syrit
E më rri heshtur porsi hënë,
A mos vallë, në botë të yllit,
Dënim heshtjen të kanë dhënë !
Unë për sytë e tu, si qielli
Do këndoja ç’do mëngjes,
Thua t’më jesh rreze dielli
Ku të humbas unë porsi vesë !
Eja pranë t’ja marrim këngës
Muzgu i mbrëmjeve ka rënë
Drit’ ergjënd nga petku i hënës
Gjurmë në flok’t e tu ka lënë.
Pa degjo hapsires tej,
Yjet kënges ja kanë nisur
Për ty, sonte duhet të gjej,

Vello, me Aurore qendisur.

© Leonard Seiti

Pëshpëritje në muzg

Oh, ç’perëndim, s’përmbahem dot !
Mikja si Hëna, varur me rri
Nën kupolën e kuqe të k’tij qielli magjiplot
Fjalë dashurie ëmbël pëshpërij

E përziej me diellin të dashurën sakaq
Dhe vezullon ajo mbi ujë kristal
Ky perëndim, në heshtje e paq
Më hedh ne tiguj, përmbi një valë

Dhe përzjehemi ne të dy, ujë e dritë
Nën k’të muzg të kuq, si me magji
Lan syte e saje, ajo, me te mitë

Kendoj une embel, per te, dashuri.

© Leonard Seiti