Tuesday, July 22, 2008

Nënë e Nënave Tepelenë


Bora malit i rri varur
Porsi qylaf, i bardhë, i rëndë
Fshehur ballit rrudha shekujsh
Shkruar rrudhash emri tënd

Një jehonë që vërshon grykash
Me këngë labe shpirtin veshur
Dhe një lum që shkon përmes
Si jatagan i brezit, ngjeshur

Mjegulla thyer palë palë
Si fustanellë e bardhë Labi
Erë furtunë që tund dhe mal
Ujë burimi nën hije rrapi

Shekujsh historia jote
Gdhendur mbi gur të stërralltë
Nënë e bijëve që k'saj toke
Gjithmonë ja ngritën emrin lartë

Nënë që linde Ali Pashain
Nënë që linde Lulo Shehun
Burra që veç me një fjalë
Thyenin gurë, e tundnin dheun

Ja ku morra një këngë sonte
T'ja hedh guri mbi bedenë
Më vjen mallë moj nënoke
Më vjen mallë për Tepelenë.

© Leonard Seiti

Thursday, July 17, 2008

"Pensieri" Ricordi del Cuore

***

Tren i ç’mëndur, ku më çon ?
Kaq nxitueshëm, si në mall !
Në ç’greminë kërkon t’më hedhësh
Në cilin det, t’më mbytësh vallë !?

Tren i marrë! Ndal, ku shkon ?
Jam kaq i lodhur,më mbyllen sytë
Ti lidh përdore kaq shum vagonë
Sikur kërkon të arrish tek yjtë !

Tren i ç’mëndur, më dëgjon ?
Është bër koh tashmë, histori e vjetër.
Kaq e vështirë të ndryshosh stacion,
T’më shpjesh diku, destinacion tjetër !?

Përse më lodh, më vdes nga pak ?
Netët në zjarre ferri kthen
Digjem vagoneve zjarr e flak
Sa here që ti vjen më rrëmben.

Tren i marrë, i çmëndur krejt
Ish një përçart, iluzion, një ëndërr
Ai stacion drejt të cilit rend
Pret dasmorë, por kurrë një dhëndërr

Ndaj, ndalu, në ke mëshirë ndopak
Mos dëgjo veç zemrën e dashuruar
Më dëgjo dhe mua, qoft për pak
K’të skllavin tënd, të robëruar.

© Leonard Seiti

Wednesday, July 16, 2008


***

Sy i pagjumë, medaljon ergjënd
Fshehur mijra puthje, nën qerpikun tënd

Qeshje e mërzitje, lot si vesë mbi fletë
Zjarre përqafimesh, me krah të ylbertë

Ç’emër ti vë vallë, heshtjes tënde sonte
Tek shëtit e qetë, sipër kësaj bote !

Porsi ti dhe unë , sonte i pa gjumë
Valët më thërrasin, të shkoj tej në lumë

Pa dëgjo se ç’tinguj, ç’melodi – dëgjon ?
Flladi luan harqet, Vjosa po këndon

Unë po shkoj, sakaq, eja edhe ti
Të këndojmë së bashku, një polifoni

T’ja marrë këngës Vjosa, bregu të ja kthej
Ne ti bëjmë Iso, Mali të kërcej.

© Leonard Seiti

Saturday, July 12, 2008

Sonatë



Nuk është fllad’i hollë pranvere
Është ndjenjë që shpirtin ledhaton
Mpleksur gjethesh me flokë ere
Puthur yjesh k’të mbrëmje t’vonë

Ndaj, mos rri ndrojtur ti zemra ime
A s’po të duket nata, vajzë çapkëne !?
Merre përdore, vërsho në vallëzime
Arenash Vjeneze, nën vështrime hëne.

Lëre flladin, të luaj me tastierat
Një shpirt i blertë s’mund të rr'i ftohtë
Vallëzo me natën për kënaqësin e yjeve
Gjer në mallëngjim, të derdhin lotë.

Dhe kur të jetë lagur aren'e blertë
Nga lotë yjesh, në mëngjes
Lëre çapkënen të shkoj të flerë
Dhe porsi rreze, mbi lotët feks.

© Leonard Seiti

Thursday, July 10, 2008

E pa fill.

P.S : Ndiq vdieon, do kuptosh përse !



............
................
......................
...............................

Ti ku më humbe e s’të gjej dot ?
Kujt vallë ja shite trupin tënd ?!
Natës ndoshta, që bredh mbi rrugë
Me taka veshur, si zonjë e rëndë !

Në cilin shtrat ti thyeva flatrat ?
Duke të puthur, të vrava vallë !?
Tashmë kërkoj të gjej çarçafëve
Qoft një qerpik , të shuaj mall.

...............................
.........................
...................
..............



© Leonard Seiti

Monday, July 7, 2008

*** X !

***

Tej hapsirës, tinguj qelq
Violinën nata nis lodron
Ndjej një dorë që më tërheq
Drejt një udhe që s’di ku çon !

Ç’je vallë, ti ndjenjë magjike !?
Ku më shpje k’të orë t’vonë !?
Gjithsesi, po më dukesh mike
Dhe pse, sytë, s’po mi tregon !

Më ndje, sa të marrë një llambë
Shpresë, që ndezur mban një jetë
Dhe po të ndjek tej nëpër natë
Bashkë me hënën, si zog mbi fletë

Nuk më tremb errësira
Në qofsh ti vdekja, mirësevjen
Shigjetë, lëshuar nga hapsira
Që me dorë mike më gënjen.

© Leonard Seiti

Saturday, July 5, 2008

Deux ans deja



***

Thought, I gotta sleep again
Above a petal , above a thorn
And be waken the morning when
The sun begins to clean his horns

But, didn’t happen, couldn’t sleep
I felt kisses above my lips
And light of Sun never bloom
It was a totally eclipse

So, I never slept again
I didn’t need the light of stars
Cause her eyes shined when
I couldn’t see beyond the dark


© Leonard Seiti