Ç’më vështron me cep të syrit
E më rri heshtur porsi hënë,
A mos vallë, në botë të yllit,
Dënim heshtjen të kanë dhënë !
Unë për sytë e tu, si qielli
Do këndoja ç’do mëngjes,
Thua t’më jesh rreze dielli
Ku të humbas unë porsi vesë !
Do këndoja ç’do mëngjes,
Thua t’më jesh rreze dielli
Ku të humbas unë porsi vesë !
Eja pranë t’ja marrim këngës
Muzgu i mbrëmjeve ka rënë
Drit’ ergjënd nga petku i hënës
Gjurmë në flok’t e tu ka lënë.
Muzgu i mbrëmjeve ka rënë
Drit’ ergjënd nga petku i hënës
Gjurmë në flok’t e tu ka lënë.
Pa degjo hapsires tej,
Yjet kënges ja kanë nisur
Për ty, sonte duhet të gjej,
Vello, me Aurore qendisur.
Yjet kënges ja kanë nisur
Për ty, sonte duhet të gjej,
Vello, me Aurore qendisur.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment