Friday, January 25, 2008

Poezisë


Nga po kthehesh kaq e lodhur,
E trishtuar, pse kështu ?
Ku e humbe ti blerimin,
Buzëqeshjen tënde, ku?
Kush ta vodhi ty gezimin
E trishtim te mbushi plot,

Dhe vjen tek unë si vogelushe
E pa ze, dhe sytë me lot !
Po eja, eja se të dua
Kështu si je, në lotë e trishtë
Eja e merre shpirtin tim
Dhe vishe në trupin tënd te brisht.
Eja, dhe më ledhato
Si vetëm ti di të besh
E mos qaj, mos u trishto
Tek unë një mik të mirë do gjesh.
Eja, të këndojmë të dy
Të dy të qajmë ngandonjehere
Kur të ketë gëzim mbi sy
A kur trishtim, mbi sy t’na bjerë.

© Leonard Seiti

No comments: