Sunday, March 9, 2008

Janë kujtimet …


Nuk është hëna ! Oh, me det …!
Më duket, qënkam verbuar !
Janë flokët e saj, tashmë një jet'
Rrugët e natës më kan' ndriçuar !

Janë sytë e saj, që më zgjojnë
Në mes të natës, më hedhin yjeve
Është frymë e saj që vrapon
Dhe shpurpuris gjethet, pyjeve

Nuk është hëna ! Oh, me det …!
Janë rreze drite, prej syve rrjedhur
Kujtime blu, si vesë mbi fletë
Petaleve të shpirtit mëngjesit derdhur

Janë kujtimet, që më ndjekin
Si gjahtarë zemrash,të pa shpirt
Me zjarr yjesh në shpirt më djegin
Me lotë më lagin, nën qiej të hirtë

Nuk është hëna, vaj me det …!
Në një ëndërr paskam humbur
Mbi dorën e sajë, si i pa jetë
Paskam vënë kokën, jam përgjumur !

© Leonard Seiti

No comments: