Një version Hollandisht i këngës së Riccardo Cocciantes, Margherita,kënduar nga Marco Borsato, të cilën unë jam munduar ta përafërsoj në shqip. Kuptohet se nuk ja kam arritur qëllimit, teksti në hollandisht është shum shum herë më i bukur se sa kam shkruar unë në shqip.
Margherita
I lehtë më vjen një zë, mbrëmjeve
Si fërshfërimë e gjethve të vjeshtës
Më ledhaton,më sjell ndër mëndje
Kujtime, thyejn monotonin e heshtjes
K’të zë e njoh tashmë nga koha
Nga këngët që bashkë kënduam
Nga të qeshurat, zënkat tona
Nga keqkuptimet që përjetuam
Dëgjoj në heshtje të më thuash
Se ti po shkon e s’kthehesh më
E ç’mund të bëj unë tjetër vallë,
Veçse, me heshtjen të bëhem një !
Ndaj rri dëgjoj, si fjalët e tua
Ngadal lundrojnë nëpër fjali
Përse s’më the më parë ti mua
Se midis nesh s’kish dashuri !?
Më vret heshtja, thikë në zemër
S’mund të them më se të dua
Oh, ta dije se s’desha tjetër, veç
Të mbështes kokën në duart e tua
Ndoshta, tani që të mendoj,
Dikush buzëve të është varur
Dhe unë që s’dua të kuptoj
Se koha ecën pa u ndalur !
Por që të fshij dashurin tënde
Dhe botën time ta shkatërroj
A do të mund dikush t’më thotë
Se ish veç ëndërr, po ëndërroj !?
© Leonard Seiti
2 comments:
kam deshire te di kush eshte me te vertet Leonard SEITI. jam nga Tepelena, dhe nje cune nga fshati im quhej keshtu, me kete moshe qe jeton ne holland, thua te jete ai??? DO TE ME BEHEJ SHUME QEJFI,
Pikërisht, është ai që mendon.
I lindur dhe i rritur pranë lumit të Vjosës.Qysh i vogël,etjen e ka shuar tek çesma e vjetër,është kacavirrur si zog degave të fikut tek udha e kroit.
Këmbët i griseshin në korrik nga kallamishtja e kashtës së Rripit të Kroit apo Shametes dhe duart i beheshin me ngjyrë nga kaçkat e Arrës së madhe poshtë udhës së vjetër. E ngandonjëherë, provonte të vriste ndonjë zog me llastiqe nëpër degët e ullinjëve që i bënin hije.
Tani që e di se kush është Leonard Seiti, a do t'më thuash se kush është personi nga fshati i cili pyet ?
Post a Comment