Friday, June 27, 2008

***

Ndodhi, kështu, pa e kuptuar
Dhe u rrëzuam në një hon
Si të ishim dy pika loti
Rënë nga qielli, natën vonë

Ndodhi, dhe humbem që të dy
Arenave, ku plagosen zemrat
Unë, i dënuar, të të ndjek ty
Ti, e dënuar, të tretesh ëndrrash

Ndodhi, kështu, krejt rastësisht
U rrëzuam të dy, pa e kuptuar
Ti humbe zemrën, unë dhash shpirt
Ne ishim Lot, dy të mallkuar

© Leonard Seiti

2 comments:

Anonymous said...

Po sjell ketu ate qe kam shkruar edhe tek forumishqiptar.com per poezine tende:


Humbje dhe shperberje e lashte sa edhe vete LOTI...
Ti shkruan embel Leonardo dhe nuk e kapecen sensin e mases(se mjaltit).
Pasi "ha" embelsiren qe ti servir, lexuesi nuk ndihet i velur, perkundrazi...

Loti per disa eshte pjese e jetes, ka qaramane te lindur te cilet lotojne edhe nga nje ngacmim tejet i zakonshem. Ka nga ata qe lotojne rralle, ka edhe nga ata/ato qe lotojne vetem si reagim i emocioneve te forta.
Ketu i kategorizoj heronjte e tu, pra i perfytyroj si "lote ne syte e emocioneve te forta" te cilat, fatkeqsisht, jane te destinuara te shperbehen edhe pse meritojne pavdekesine...
Por, jeta e tille eshte me mire dy lote qe jane te destinuar te jetojne disa sekonda e mandej te humbasin(Pse humbasin gje? Jo. Transformohen. Ne cfare transformohen? Kete do na e thuash ti ne nje tjeter poezi), se sa dy thengjinj te cilet mund te perfshijne ne zjarrin e tyre, edhe shpirtra e qenie qe rastesisht ndodhen diku aty rrotull dhe qe nuk e meritojne pervelimin...

Ndjeme qe u zgjata dhe qe e komentova sipas menyres sime.
Me shijoi vertet "hoja e mjaltit" edhe pse e perzier me shijen e njelmet te "dy loteve"...

Anonymous said...

Your blog keeps getting better and better! Your older articles are not as good as newer ones you have a lot more creativity and originality now keep it up!