Wednesday, April 22, 2009
"Dream On"
***
Ku vallë u gjëndëm sot të dy
Në k’të rrugicë me kalldrëm malli
Ku mbi ç’do gurë që ti hedh sy
Një syth pranvere kërkon të dali
Është bër koh që s’kaloj këndej
Mëngjesi shpesh më ka zhgënjyer
Përmbi ç’do gur k’tu shpirtin gjej
Në mijra copa malli thyer
Ç’më vështron me kaq ndrojtje
Mos vallë të dukem i dehur, tapë
Unë zemrës i jap veç një lloj pije
Që mi bën esëll shpirt e gjak
Nejse, unë s’po ngutem tepër
Andej nga erdha do të kthehem
Këtu po mbledh ca copa shpirti
Të të shoh dhe një here, të dehem
Por si të thash, jam esëll krejt
Kjo ishte veç një ëndërr tjetër
Ja ku po marrë një shishe vere
E kthehem në botën time t’vjetër.
Shkroi : Leonard Seiti
4 comments:
uaaaaaaaaaaaaa! per mua e ke shkruajtur?!
Më fal por, ç'do të thuash me këtë " Për mua e ke shkruajtur ? "
Unë ende nuk ju di emrin e vërtetë " xheni - mund të jetë një pseudonim" si do të mundja vallë të shkruaja një poezi për ju ????
Po të sqaroj diçka që ta kesh më të lehtë të kuptosh poezinë : - Po të vësh re dhe këngën e videos ajo ka të bëj me një ëndërr, :-Ku vallë u gjëndëm sot të dy
Në k’të rrugicë me kalldrëm malli- Me dikë që dikur e kam njohur, u gjeta pa pritur në një ëndërr - Por, zemrës i jap një tjetër pije, që mi bën esëll shpirt e gjak => Realitetin " jasht botës së ëndrrave "
Më thuaj, jemi takuar ndonjë herë në jetë ne të dy ???
Nëse po, uromë që të mos shoh më ëndrra :)
Përshëndetje.
sa keq me vjen qe s'u shpjegova mire,mbasi e quajta te pallogaritshme qe do e kuptoje, se shpesh me lexon,pa qene e domosdoshme te njihemi;artistet kot nuk quhen te tille,respekt!
Ah, në k'të kuptim e kishe fjalën !
Nuk më duket vetja artist, megjithatë faleminderit për vlerësimin. Ndoshta gjithshka është veç një koeçidencë, një rastësi. Shpesh them se; Rastësia është mbretëresha e çudirave.
E megjithatë, ajo që kërkoj, mendoj, shpreh në shkriet e mia, është pikërisht ajo që e preke pak më lart, pra, që dikush, apo gjithkush, në poezitë e mia të mund të gjej pak nga vetvetja, atë pak që ndoshta nuk e ka njohur më herët.
Respekte.
Post a Comment