Friday, May 22, 2009

Me zemër dhe shpirt !




Ç’ti bëj shpirtit - më tha zemra
Që s’më lë të qetë, për dreq ,
Seç ka ca tela të hollë brënda
Që i lëshojnë veç tinguj qelq!

Pa dëgjo pak, më tha shpirti
Tingujt e zemrës, Bass i rëndë!
A nuk i thua të ndryshoj ritëm
Pak më hollë, se po më ç’mënd!

E mjera unë, më tha koka
Si t’ja bëj që të mbyll sy!?
Kush e di se ç’thonë bota
Kur fillojnë grinden k’ta të dy!?

Dëgjoj fjalët një lule Prilli
E buzëqeshi qetë-qetë
Më tha: - Fillo luaj duart
Ju mungon një dirigjent!

Kështu bëra, mora penën
Dhe u ngjita ca më lart
Si për shpirtin dhe për zemrën
Në distancë të barabart!

Dhe fillova t’ju jap shenja
Kujt me penë e kujt me dorë
Pashë një dritë të hynte brënda
Hënën, me një flaut në dorë!

Flladi, harpën shkoi e mori
Dhe u kthye, me një frymë!
Nuk di nata, nga e nxori
Pianon, që po flinte gjumë!?

Më i bukuri Yll i qiellit
Zbriti, me kitarë në dorë,
Pikë e vesës rendi pyllit
Ftoi gjithçka për spektator!

M’u mbush dhoma plot blerim
Mpleksur shkurre e lule borë!
Më tej pemë e trëndelinë
I gjith pylli spektator!

Ju dhash shenjë për fillim,
Margarita sytë tek ngriti,
Rrihte zemra plot nxitim
Shoqëruar nga tinguj shpirti.

© Leonard Seiti 

4 comments:

xhenius said...

erdhi koh' e qershive,e Ti me te pjekuren ,lart ne maj te pemes, e keputur per t'ia vene tortes.Komplimenta!

Leonard Seiti said...

Faleminderit.

Anonymous said...

I am speechless. You made my day.

Leonard Seiti said...

What happend ? are you Ok ! Hope you can speak tomorrow :) I'm waiting to hear from you a simply -good morning .

I made your day !!!!
Did it had dew upon the leaves at morning time ?
Warm and bright sun at midday ?
Red sunset at evening time ?

If not,I'm sorry to disapoint you, but, that one has not been me !