Tuesday, June 2, 2009

Me një pikë lot !


Ajo, errësirën kalëron
Mbi trupin tim, për ç’do natë
Dhe kur e ndjen se po më zgjon
Kthehet në ëndërr dhe ikën prapë

Ajo, më merr në sy për ç’do mëngjes
Me vështrime gjithkund më hedh
Dhe kur petaleve s’ka pika vesë
Pikë loti, nga shpirti derdh

Me një pikë lot, më rijep jetë
Me dy pika,më lëndon,
Pikë e tretë me vdes, më tret
Më fik, si llambë e natës vonë

Dhe kur e ndjen se jam në gjumë
Mbi trupin tim vjen e vallëzon
E mbasi ndjehet e lodhur shumë
Derdh një pikë lot kristal, më zgjon.

© Leonard Seiti 

6 comments:

xhenius said...

Dhe kur e ndjen se po më zgjon
Kthehet në ëndërr dhe ikën prapë....

ububuuuuuuuuuuuuuuuuu!
te thash qe me jane thare,dhe,kam vendosur:s'qaj me! :) ciao!

Leonard Seiti said...

Harrova të shkruaja se, poezia është shkruar në Nëntor 2008 dhe se, ishte ditë me shi.
Bje shi andej nga Italia,apo, dhe qiellit i janë tharë lotët?
Një planet më larg nga këtu, gjallesat qajnë me shpirt, se sytë ja u pengojnë syzet e diellit.
:) Ciao!

xhenius said...

sigurisht,po s'qau as ai ,dmth se s'egzistoj me!
kisha nje pale syze shume te erreta,tamam per keto raste,por,me ka hikur vida :) sinqerisht,ciao!

Leonard Seiti said...

Mendon se, nuk besoj në sinqeritetin tënd që më thua: "sinqerisht" ? I besoj një të panjohuri/e, po aq sa i besoj zotit, më beso. :)
Mos më thuaj se syzet ishin D&G, se këtë s'do ta besoja :)
Buonna seratta a te!

xhenius said...

:P te them te drejten,s'i jap faaaaare rendesi ketyre gjerave,per me teper qe i kam gjet ne nje stacion autobuzi,keq me erdhi ,por s'mund ti lija atje:),buonasera anche ate!

Leonard Seiti said...

Mirë ke bërë që si ke lënë atje, ndryshe do të ndjenin ftohtë natën :)
Ciaooo.