Friday, August 14, 2009
Babait
Ja ku më erdhe sot, o At’im
Këtu, mbi fletë ku thinjet koha
Thinjosh, me sytë që të shëndrijnë
Si kurrë më parë në jetë s’të njoha
Këtu, ku kohës i shtohen rrudhat
Si të janë shtuar dhe ty i shtrenjtë
K’to fletë të bardha s’njohin moshë
Janë ndoshta i vetmi vënd i shenjtë
Këtu, ku mitet kanë marrë jetë
Ku Zeusi vetë është ende i gjallë
Erdhe dhe Ti, përmbi këto fletë
Që t’i shtosh kohës një rrudhë në ballë
Oh, i shtrentë, mos më vër faj
Nëse thinjat e tua pa dashur shtova
Kur bashk me flladin një mbrëmje Maji
Ndoqa një ëndërr dhe fluturova....
Më lejo sot, thinjat të t’i shpërndaj
Si t’ishin shkronja këtu mbi fletë
T’i lidh përdore n’vargje pastaj
Si do të bënte një Poet !
© Leonard Seiti
2 comments:
me pushime shume larg kam shkuar
dhe jam mrekulluar
po nga streh e vjeter koken kthej
e lulet ne penxhere
vaditur me shpirt te kulluar i gjej
te pershendes nga laaaaaarg!
E mo, shum larg thotë kjo, sikur të kishe shkuar në Kanada dhe ti :)
Në Kanada ke shkuar më duket, nuk është aq larg sa të shkosh në Kanada :)
Lum si ti. Po të isha unë në Kanada, do kisha bërë një trampolino në Niagarë.E ndoshta do më jepte frymëzim për të shkruar vargje në poemë si uji që rrjedh në at' ujvarë.
Përshëndetje dhe ty.
Post a Comment