
Nuk jam askund mes varreve të ftohta
Asnjë gur i heshtur tek koka nuk më rri
Një varr i vetëm më është e gjithë bota
Me kufoma që vijnë dhe ikin përsëri
Mos më kërko mes kufomash më kot
Mbi rrugët që shkelin përdit,nuk më gjen
Më kërko atje ku shpirti derdh lotë
Dhe vargjeve ja u hedh si vesë n’poemë
Nëse do t’më gjesh, më kërko luginave,
Buzë-lumit ku shelgjet nga era fëshfërijnë
Më kërko livadheve, fushave, lëndinave
Më kërko ugareve mes farëzave që mbijnë
Më kërko në sythet që çelin në pranverë
Dallgëve në breg që vijnë dhe ikin larg
Më gjen gjithkund duke kalëruar nëpër erë
Me vjeshtën duke u puthur stolave në park
Unë jam aty ku buzë-puthet ditë-nata
Në të paqtën harmoni t’natyrës ç’do mëngjes
Në s’më gjen diku mbi fletët e bardha
Kërkomë mbi të gjelbërtat gjethe në vesë!
© Leonard Seiti
4 comments:
.....te poezia do te gjej....
GRANDEEEEEEEEEEEEEEEE!
Ciao xheni
Come sta la mia cara xheni ?
Si nella poesia mi ritroverai sempre,saro sempre fra le righe per te, e per tutti quelli che mi cercherano. Non si puo escludere ance il fatto che mi trovi ance marciando sulla strada da solo nella mia solitudine mentre sto pensando per le prossime righe o per la mia anima gemella che mi sembra cosi dificile a trovarla.
Ciao xheni e buon pomeriggio a te.
Con affeto
Leo
...ehhhh sikur te qe aq lehte ta gjenim ate te shkrete shpirt binjak,jam e sigurt se virtualisht ke shume te tille,une s'e kam as ate,e shef qe ka dhe me keq? :)
dai,dai,sù con la vita,mai dire mai....fundjave te bukur paç!
Cara mia
Una di quelli spiriti gemelli del internet per me sei anche tu, di conseguenza sono anch'io il tuo gemello, non pensi? :)
La verita é che non mi disturba tanto no, perche trovo forza e coraggio sempre nella poesia e nella musica. Eco dove ti saluto con una canzone di Antonello Venditi.
Se tu ragazzo cercherai nella stagione dei tuoi guai,un po d'amore un po d'afetto, e nella note griderai, infondo al buio troverai, soli il cuscino del tuo letto, non devi piangere, non devi credere che questa vita non sia bella, per ogni anima, per ogni lacrima, nell cielo nasce un altra stella.
http://www.youtube.com/watch?v=0_MUB4t-IoA
cara xheni, per me la vita e sempre stata bella
un abbraccio virtuoso per Te
Leo
Post a Comment