Tuesday, November 24, 2009

Në parkun q'e mbuluan retë.


Nuk di ç’farë era u thosh pemëve
Tek rend’te rrugëve deri vonë
Veç vura re se hapi i reve
U ndal papritur mbi parkun tonë

Mbi t’heshturin stol që ruan kujtime
Gjethet e pemëve lëshuan lotë
U lagën mijëra përqafime
Mijëra puthje dhe grindje kot!

Dhe… dy zemra,aty të mbetura
Në parkun q’e mbuluan retë
Si gjethe vjeshte krejt të zverdhura
Si dy kufoma, pa frymë, pa jetë

© Leonard Seiti

2 comments:

xhenius said...

ç'u thosh era pemeve?!

mbas kesaj stuhie,nje poet do lindi!

P.S se ç'me haheshin ca geshtenja n'ate zjarr hahaaaaaaaaa!

Leonard Seiti said...

Ashtu hé :)
Po mirë mo, ato gështenjat vetëm i hëngre ti ?
Sa kurrunace që je mo aman :)
Ciao