Wednesday, November 25, 2009
Si një pikë vese !
Ne u ndamë mbrëmë në mesnatë
Në sy më mbeti një buzëqeshje
Në duar, një dëshirë e zjarrtë
Mbi buzë, shije puthjesh vjeshte
Ne u ndamë mbrëmë, t’pafjalë
Se të tilla ndarje,fjalë nuk kanë
Në errësirë u trete dalëngadalë
Si tretet dielli, në savanë…..
Çuditrisht, një çast mendova
Se,era flokët t’i kish marë hua
Ndaj,hapa krahët, e përqafova
Duke pëshpëritur lehtë: Të dua
Ne u ndamë mbrëmë në mesnatë
Në rrugë,nën llambat me neon
Dhe m’u duk nata, më e gjatë
Se një jetë skllavi, në Babilon
Porsi një skllav që pret lirinë
E kalova natën pa gjumë në sy
Dhe bashkë me vesën në lëndinë
Me shpirt të zhveshur të prita ty
Që t’vish si dielli në mëngjes
Në sytë e tu le të vdes pastaj
Të avulloj, si një pikë vesë
Përmbi petal t’një lule Maj !
© Leonard Seiti
3 comments:
http://www.youtube.com/watch?v=-hQVk0NcSIg&feature=related
Xheni
Grazie cara, era fantastica
Io ti saluto con questa :
http://www.youtube.com/watch?v=RwCf8pivoTg&feature=related
la "classe" non é acqua!
te pershendes nga ku 2 jave s'po shohim qiellin,pa Diellin jo e jo!
ciao!
Post a Comment