Sunday, February 21, 2010

Lutje!


Më merr përdore në kopshtin tënd
Ku një buzëqeshje diellin zgjon
Të vij dhe unë n’atë vënd
Ku puthet hëna mbrëmjes vonë

Me ngjyra vjeshte më përlyej
Më tund, si era gjethen bli
Në mijra pjesë zemrën ma thyej
Nga lotët e tu më jep të pij

Më merr përdore, o ndjenjë dashuri
Në detin tënd një mbrëmje t'vonë
Si Titanikun, më ruaj në zemër, në gji
Në shpirtin tënd më varros përgjithmonë

© Leonard Seiti

2 comments:

Anonymous said...

Lutjet dashuria i dëgjoi, përdore më mori......buzë lumit më dërgoi.. pashë hënë tek puthej me yjet pashë diellin ta kishte zili, ashtu i struku nën mantelin e zi......
kam thën unë që ti më frymëzon , që bën dhe gurin të lulëzoj....bën që unë vargje të rreshtoj..........
Shumë e bukur, komplimente.

Leonard Seiti said...

:D :D :D ddddddd