Wednesday, February 10, 2010
My bird of paradise !
Provova të të dua, të jepem i pafjalë
Qiellit heshtjen ja mora hua, detit veç një valë
Provova te ringrihem, me ty në fluturim
Por flatrat s’mund të blihen, s’mjafton te kesh guxim
Provova të ja thaj, erës lotët e ftohtë
Ta bëja fllad për Maj, një puthje t’lehtë, të ngrohtë
Provova, gjith ç’provova, provova të të jetoj
Më ndje nëse unë shkova, kjo jetë nuk më mjaftoj
Do të doja të të shihja, një çast të vetëm, një
Në krah’t e tu të flija, e t’mos zgjohesha më
Mos prit më kot në rrugë, në vënd takimin tonë
S’mund ta rigjej atë udhë, e humba për gjithmonë.
© Leonard Seiti. ............................................
2 comments:
http://www.youtube.com/watch?v=W0DtbzRYSeQ&feature=related
ti saluto!
Grazie Xheni
Mille grazie cara.
Post a Comment