Friday, July 9, 2010
Puthje Vjeshte 2 :)
Puthja ime, një gjethe vjeshte
Q’u këput e ra mbi flokun tënd
Një rreze hëne q’krejt n’heshtje
Qerpikt e natës ngjyros ergjënd
Ndjenja ime, një stinë pa-emër
Një pemë q’pa pritur zë bleron
Ti ma këpute, si mollë n’zemër
Nën qiell t’yjtë k’të mbrëmje t’vonë
Që t’mos digjet krejt e kotë
Kjo natë e vonë, mbushur stoli
Më lër të puth, si askush n’botë
Më parë s’ka mundur të puth në gji
Kënga ime, është si një ujvarë
Që flok’t e butë i kreh në erë
Në s’ke dëgjuar të tillë m’parë
Më puth në shpirt edhe një here
Zemra ime, është hënë në qiell
Ajo buzëqeshi kur e preke ti
Ç’do të isha vallë, pa ty, o diell
Vallë ç’do t’ishim ne, pa dashuri !
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment