
Nëpër rrugët e ftohta që ruajn kujtime
Enden si fantazma, biseda e të qeshura
Lakuriqe, ka mbetur në park kënga ime
Si gjoks’i pemëve prej gjethit t’zhveshura
Në mur, qëndron heshtur një piktur’e vjetër
Q’e bleva në tregun e të dielës, në qytet
Ka fytyrën e kohës së pashkruar mbi letër
Dhe një shall prej ëndrrash me ngjyrë t’blertë
Pasqyra fanatike, ruan buzëqeshjen tënde
Në guzhinë, një pjatë e thyer ka mbetur aty
Mbi tavolinë, shish’e verës me aromë dëllënje
Dhe dy gota të etura, me trishtimin ndër sy
Krevati, ngjan me një lëndinë luleçelur në Maj
Por, fllad’i mungon, se, mungon fryma jote
Gjithshka duket si një tablo e pikturuar në vaj
Nga një dor’e mistershme, e trishtë e k’saj bote
© Leonard Seiti
1 comment:
http://www.youtube.com/watch?v=JhBCQiWUjts&feature=related
shije te hershme.....ciao Nard! :)
Post a Comment