Sunday, November 14, 2010

Trishtim’i vjeshtës tënde !


Unë kurrë s’kam qënë në k’to vënde
Shpirt-zbathur, me lotin ndër duar
Si ëndërr blu, brënda ëndrrës tënde
Mes zemra reshë, me mall ngarkuar

Këngën e zogjëve përmbi degë ylberi
Dhe liqenet e kaltër të hënës, nuk i njoh
Ngjan me gjethin e zverdhur, gati të bjeri
K’jo natë trup-zhveshur që shtrihet ngado

Ti ndoshta, në liqenin e gjetheve lundron
Fëmij i mbështjellë me pallton e shpresës
Një degë kujtimesh mes duarsh shtrëngon
Me syçkat e lagura prej lotëve të vjeshtës

Por unë, s’mund ta shoh hënën k’të natë
Përmbi vetullën tënde ajo më rri fshehur
Dhe vjeshta që bredh pandalur në park
Përdor gishtat e mi, për flokët e pakrehur

Nuk di n’është zë i lotit tënd që m’thërret
A janë tinguj të trishtë që k’puten mbi tela
Përtej syve t’natës një det ëndrrash zë pret
E në bregun e shpresave, një anije me vela

Është dhe një ishull, diku mes detit harruar
Si lodër, që asnjë dorë fëmije s’e ka prekur
Dhe një liqen, mes ishullit me gjethe mbuluar
Ku dëshirat e lodhura shkojnë për të vdekur !

© Leonard Seiti

No comments: