
Princeshë që ëndrrat e mia i zgjon
E ftohtë si akulli s’ke qënë tjetër herë
Nga larg me sytë e ngrirë më vështron
Si gjeth’i dëborës që trëmbet të bierë
Më lër të ta prek lëkurën e ftohtë
Me prushin e mallit që ruaj në gji
Zemrën ta ngroh, në s’mundsha dot
Le të kthehem dhe unë në akull, si ti
Princeshë e ëndrrave të mia
Dua pak frymë nga fryma ime të të jap
Në lëndinën e jetës ku lulëzon dashuria
Me shportën e shpirtit, si flutur të kap
Kush zemrën tënde k’të nat’e rrëmbeu
Në breg t’shpresave qëndrova të pres
Një rreze drite, një përçart, më gënjeu
Ish puthj’e ëmbël, me helmin në mes !
© Leonard Seiti
2 comments:
Ti e di që më pëlqen të s'dramatizoj këto poezitë e tua pak melankolike...
Mu kujtua 1 batutë e Leonardo P.
që kur pyet 1 vajzë se ç'po priste : ajo i përgjigjet që pret princin e kaltër, e mirë i thot ai edhe un po pres pinceshën , a i presim bashkë :D
http://www.youtube.com/watch?v=rG-RBH6pzhY
http://www.youtube.com/watch?v=KZIzXXpre8g&feature=related
Ciao :)
Hahahahahahaha
Bella kjo e Leonardos, geniale proprio hahahaha
I love essere single :)
Grazie per lo link :)
Post a Comment