Tuesday, June 7, 2011

***

Ti ndoshta flë në k’të orë të vonë
Unë gjumë në sy s’kam vënë aspak
Jashtë presin ëndrrat, në ballkon
S’hyjnë dot se, drita i vret në gjak

Por ca mendime më mbajnë zgjuar
E llambën s’mundem k’të natë ta fik
Dhe ca kujtime q’i mbaj ndër duar
Më shohin heshtur në sy, plot frikë!

Apo, jam unë që kam frikë k’të natë
Frikë se, n’ëndrra të gjej sërish
E s’do kish mengjes t’më zgjonte prap’
S’do kish më diell, as qiell s’do t’kish!

© Leonard Seiti

No comments: