Monday, September 5, 2011

***


Kështu pra, mike, m’erdhe ti!
I ngjanë qytetit që le mbrapa!
Lul’e vyshkur, me buzëkuq të ri,
Në shpirtin tim të hedhësh hapa!

Këtu, ku lotet dhe gur’i thatë,
Vjen të qajë gjith hallet vjeshta,
Ku e njëjta ëndërr për çdo natë
Këput gjumin, si gjeth në vreshta

Ç’kërkon, o mike, në k’të varr;
Oxhak i shuar, shkrumb e hi!?
K’tu vetëm dora që fiku zjarr’
Do mund të ndizte një zjarr të ri!

© Leonard Seiti

No comments: