Thursday, January 5, 2012

***

Do kalojë dhe ky dimër, si të tjerë
Buzëqeshjen tënde s’mund ta ngrijë
Përpara këmbëve të tua do bjerë
Dalëngadalë porsi bora do shkrijë!

Ndaj mos u shqetëso e pyet më kot
Nëse ndiej ftohtë këtu larg në vetmi
Më mjafton t’më ngrohi në k’të botë
Qoftë dhe një ëndërr ku brënda je ti!

© Leonard Seiti

No comments: