Ruaj
këto lule që çelën nga duart e mia
Për
netët kur prej ëndrrës t’jem arratisur
Si bletë
që hojin e braktis nga lagështia
Si lotë
dëshpërimi prej syrit tënd gremisur…
Të desha
më shumë se kallzën e grurit
Veç për
ty në jetë do më mundonte uria
Të desha në heshtje, me verbërinë e gurit
Se s’kish nevojë për sy e për fjalë dashuria...
Turpërohem që kaq kohë s’e kisha kuptuar
Jo gjak,
por dashuria më vraponte ndër deje
Ndaj sot vdekja më duket pranverë e vonuar
Tek shoh
ëngjëj t’bardhë t’vallzojnë përreth meje
©
Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment