S’ka ëndrra kjo natë, as gjumë
Veç mjegulla më sillet vërdallë
Në gji të sajë i strukur jam unë
Si muze që kujtimet mban gjallë!
Prej tymit të viteve pluhërosur,
Këmba jote s’shkel më në k’to anë
Në kthetrat e heshtjes burgosur
Se heshtja merimangës i ngjanë!
E vdekur kjo natë, ësht’e ftohtë
Si buzëqeshja jote, e ngrirë
Në fundshpirti, plagosur një lot
Si kalorës që përtokë e kanë shtrirë!
Pranë tij ndal ritmin zemra ime
Vdes pakë nga pakë dhe ajo
Ti heshtur më vështron në kujtime
Se ëndrra kam kohë që nuk shohë!
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment