Saturday, May 12, 2012

***

U riktheve ti e ëmbla ime!?
Sa kohë ësht’ bërë, sa kohë!?
Në gji ende ruan zemrën time
Veç thinjat mbi flokë s’t’i njoh!!!

Mendova se m’ishe tretur
Në lumenjë malli që përvlojnë
A ndoshta në një park të vdekur
Ku sytë e vjeshtës më s'lotojnë!

Mendova, më kishe harruar
Në k’të cep të ftohtë, kallkan!
O ëndrra ime e mërguar,
O muzg i kuq, përmbi savanë!

© Leonard Seiti

No comments: