Tuesday, May 1, 2012

E dashur

Buza jote e ngrirë, kallkan
Në buzën time ra e vdekur
Si gjeth’i panjës në savanë
Që dor’e vjeshtës pati prekur

Dhe unë, si ty, i tëri mpirë
Me duart që s’të prekin dot
Në pikë të lotit tënd i ngrirë
Puth si vdekja që s’prek kot!

Puthmë pra, thellë në gjak
Puthmë si s’ke puthur kurrë
Se dhe unë jo krejt pa shkak
Do të puthë gjer në torturë

Puthmë, si t’ish e fundit herë
Nën k’të qiell t’murrmë t’hirtë
Puthmë si kurrë s’ke puth’ të tjerë
Puthmë si vdekja, ja k’tu, në shpirt.

© Leonard Seiti

No comments: