Wednesday, July 11, 2012

Përzjerje dramash!



Ti ngreh siparin dhe para teje
Shfaqem unë, i pikëlluar
Nuk ësht’ kjo drama, por përkrah meje
Qëndron një stol, pa këmbë, pa duar!

Ti ul siparin dhe përkrah meje
Lakuriqësia vesh xhaketë dimri
Nuk ësht’ kjo drama, por përkrah teje
Qëndron e vdekur një lule bliri!

Ti ngreh siparin, kur unë jam tretur
Në qiej ëndrrash jam mërguar
Nuk ësht’ kjo drama, s’ka të vdekur
Në një cep shpirti më je ngatërruar!

Ti ul siparin, ndal frymën koha
Jep shpirt e vdes në duart e mia
Kjo ësht’ dramë, unë kurrë s’e njoha
Puthjen që çon tek pavdekësia!

© Leonard Seiti

No comments: