E ëmbla ime
me flatra magjie
Panjëz e
zhveshur në vjeshtë
Ç’më
vështron me sy perëndie
Si Mona
Liz’ ëngjëllore e hesht!?
Kaq kohë
e kam pritur një fjalë,
Një
tingull, notë, pshehrëtimë
Ki
mëshirë o shpirtgruaje, e fal
Mëkatarët
që të puthin nuk dinë.
Mëshiromë
dhe mua, endacakun
E
rrugëve që të çojnë në askund
Pa më
pyetur më kot për shkakun
Që
njerëzve shpirtin ua shkund!
I pagjeth, si ty, jam dhe unë
Ndërsa dimri në derë po troket
Ndoshta s’do të zgjas aq shumë
Kohëpritja e një puthje të blertë!
© Leonard Seiti
"Tuesday Morning 3 AM"
No comments:
Post a Comment