Në kërkim të syve të mi po të jesh
E etur, rraskapitur nga dielli që përvlon
Kur të zgjohen yjet në qiell, do më gjesh
Mbi lëndinën e blertë, mbi barin e njomë
Në u tret’sh pastaj, e prej syve të humb’
Nëse etjen lot’i shenjtë s’ta shuan dot
Do u vë flakën syve të digjen, shkrumb
Shpirt-etur rrugëve të bredh kot më kot.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment