Saturday, August 16, 2014

***


Unë të pash o e vdekur, e heshta
Trupi yt gjysëm kalbur vinte erë
S’kish faj dimr’i fundit, as vjeshta
Kyç’i ndryshkur, myshku mbi derë

Unë të pash o e vdekur, e s’fola
Zëri kockë prej trupit tënd m’u bë
Më kujtohesh, kur çelte manjola,
Atyre viteve që ikën e s’vijnë më…

Dëshpërimisht provoj të jap jetë
Por thonë se është tretur drita ime!
Kush nga ne është i vdekuri vërtet!?

Kë përcjellin kështu, me vajtime…!?

© Leonard Seiti. Wednesday Morning 3AM
"Ma io senza legge rubai in nome mio, quegli altri nel nome di Dio."

No comments: