Thursday, September 25, 2014

Unë jam pasqyra jote!



T’u vërsulën mbi trup duart e mia
Si stuhit’e rërës tej në shkretëtirë
Të zhveshën, besomë, nga dashuria
Në palcë të puthja, kisha dëshirë…!

U zverdhe, u skuqe, ish’ hera e parë
Aq sa flokët ngadal t’u ngjyen në flori
Më the; Të dua, do të pres dhe në varr
O dashuria ime me emërtmin: NJERI…!

© Leonard Seiti 25/09/2014 18h00

No comments: