Shpirti yt ka mijëra
dritare,
Por dera s’i gjendet as sot.
Po aq herë, si mushka
xanxare
Më rrëzove pa
keqardhje në tokë.
Provova unë, shpesh
herë,
Nga dritarja të vija
tek ti.
Si fllad pranvere
herë-herë
Herë-herë si vjeshtë
me shi.
Mbyllur i mban dhe ato
Mbi xhama vjen drita
të vdes.
Në pravaze gjendet ngado
Pak nga unë dhe një
copëz mëngjes.
Pak nga ëndrra që
thure, në zemër,
Burgosur e mbajte kaq
kohë
Ditë e çalë ecën
ca shtrembër
Shion thellë në shpirt, domosdo...
No comments:
Post a Comment