Friday, January 19, 2018

Sikur



Sikur të kisha një daltë të mprehtë
Ta gdhendja globin me dorën time
T’i shembja malet që prekin retë
Të ngrija ura e mbikalime…

Sikur të kisha një daltë të mprehtë
Të mund ta gdhendja fjalën time
Më hollë se gjethin, se këtë fletë
Më hollë se fryma e një pshehrëtime.

Sikur të kisha një daltë të mprehtë
T’i gdhendja fjalës një zemër brenda
E sy të vjegjël, të sinqertë
Si sytë e tu mbushur me ëndrra...


© Leonard Seiti Wednesday Morning 3AM

No comments: