Të shoh përditë e më je drita
Pa ty i verbër
do isha unë
Pa ty fillim s’do
kishte dita
Një botë e
tërë vdekur në gjumë.
Të puth dhe tek largohem tutje
Ndjej një boshllëk që më përflak
Në kraharor një zemër-lutje
Një prapakthehu më zjen në gjak
Por ti e di,
shpesh nuk kthehem
Ndaj dhe mëri
s’më mban aspak
Më ndodh në
Prill të rrëmbehem
Nga fllad’i
ëmbël zemërak…
Që më bën të
harrohem
Ndanë një
lëndine si i dehur
E për një lule
të përgjërohem
Që buzë të
tjera nuk ka prekur…
A ndanë një bregu të jem coptuar
Në miliarda
grimca pluhuri
Nga një zemër
e përvëluar
Që bën të
thërmohet burri.
E befas s’di më kujt t’i jepem
Ty, asaj apo një tjetre…
E përfundoj duke burgosur shpirtin
Në disa pika boje, mbi një copëz letre…
No comments:
Post a Comment