Sunday, May 10, 2020

***


Ti për ku nxiton kështu zemra ime,
Që rend kaq shpejt, si kal i egër,
Që prej tufës, kryeneç është larguar
E vrapon përmes pyllit shpenguar.
Si tufan që me malin është zemëruar
Ulërin e bërtet i shfrenuar.

Qetësohu pak. E di. E di.
Shpesh kam futur helm në gjak.
Sikur ta dije zemra ime, jo pa shkak
Ndoshta, ndoshta ti do më kuptoje
E ndoshta, kaq shpejt nuk do vrapoje
Si rrëkeja e ujit në kroje…

Si për çudi, zemra ime, për çudi
Ilaçet moderne s’bëjnë punë.
Doktorri, një djal thinjosh i ri
I keqardhur se s’bën dot më shumë
Herë-herë më sheh plot mërzi
E më thotë se shkaktari jam unë.

Po ja, më thuaj zemra ime,
Ç’fajë kam unë, ç’faj?
Se u dashurova me një vajzë jetime
Me flokun e verdhë të saj?
Me pasqyrimin e derdhur mbi ujë
Kur deti ishte i qetë.
Tashmë deti s’ka ujë zemra ime
Kjo helmon zemra ime, të vret.

Leonard Seiti Wednesday Morning 3Am


No comments: