Një ëndërr puthi
valën
Vala rendi
tutje
Mbeti ëndrra
bregut
Si psherëtimë,
si lutje…
U kthye vala
bregut
Por ëndrra
kish mërguar
Përplasi
zemrën shkëmbit
Si për ta
copëtuar…
Ah, më mirë të
vdisja,
-Tha me buzën
ngrirë,
E të mos lëvizja,
Në krahët e
ëndrrës shtrirë.
E paqe më nuk
gjen
Gjumë në sy
nuk vë
Se shpirtin ja
ka vjedhur
Një ëndërr që
s’është më.
ⒸLeonard
Seiti Wednesday Morning 3Am
No comments:
Post a Comment