U mbytën qiejt në gotën time,
Qiejt mëkatarë...
Në rrugë vrapojnë zemra
jetime,
Shpirtra të vrarë...
 
 U tretën qiejt në gotën time
K'të natë të çalë,
Që lakuriq rend derê më derë,
 Si e përdalë....
 
 U thërrmuan qiejt në gotën
time,
Yjet dhanë shpirt
Më mbeti veç ëndrra nê zgjime
Më i ëmbli flirt...
 
 ⒸLeonard Seiti Wednesday Morning 3Am

 
 
No comments:
Post a Comment