Thursday, April 3, 2025

***


Një ditë, gjithçka do të tretet...
Vetëm era do të mbetet...

Unë e dua Erën....

E ndjek unë, ajo më ndjek...
në brigje vjeshte pa lejlekë...

Unë e dua Erën...

Kur fluturoj motin ma prish...
Kur unë rrëzohem më ngre sërish...

Unë e dua Erën...

Në dritëyje e thellë në hije...
Nën tinguj qelq t'shiut që bie...

Unë e dua Erën...

Në orët e vona, në vetmi...
Mes qindra njerëz, a ndoshta mij’...

Unë e dua Erën...

Kur rrez’e dritës më përflak...
Kur drithërimë më rrjedh në gjak...

Unë e dua Erën...

Kur shpirti më duket i çalë...
E gjuha nuk më lidh dot fjalë...

Unë e dua Erën...

Kur qesh me vete si i marrë...
Para një pasqyre zemërvrarë...

Unë e dua Erën...

Në shtrat të saj kur shkon të flej’…
Në qindra ëndrra sërish e gjej…

Unë e dua Erën…

Në vetulla detesh nën qerpik…
Në udhëqumështi, Eden kozmik…

Unë e dua Erën…

Një ditë, e di, gjithçka do tretet…
Vetëm Era do të mbetet…

Unë e dua Erën…

ⒸLeonard Seiti Wednesday Morning 3Am



No comments: