Showing posts with label Lotit tënd. Show all posts
Showing posts with label Lotit tënd. Show all posts

Thursday, March 6, 2008

Lotit tënd


O pikë e lotit, margaritar
Ku vallë ke rënë dhe më je tretur !?
Mbi cilën buzë të larë në ar,
Që puthje ende nuk ka prekur ?

Unë nuk desha të të prek kot
Nuk desha thjesht të shuaj etjen
Desha veç që, në një pik lot
Të bje , ngadal aty të tretem .


© Leonard Seiti