Showing posts with label Pëshpëritje në Muzg. Show all posts
Showing posts with label Pëshpëritje në Muzg. Show all posts

Friday, January 25, 2008

Pëshpëritje në muzg

Oh, ç’perëndim, s’përmbahem dot !
Mikja si Hëna, varur me rri
Nën kupolën e kuqe të k’tij qielli magjiplot
Fjalë dashurie ëmbël pëshpërij

E përziej me diellin të dashurën sakaq
Dhe vezullon ajo mbi ujë kristal
Ky perëndim, në heshtje e paq
Më hedh ne tiguj, përmbi një valë

Dhe përzjehemi ne të dy, ujë e dritë
Nën k’të muzg të kuq, si me magji
Lan syte e saje, ajo, me te mitë

Kendoj une embel, per te, dashuri.

© Leonard Seiti