Saturday, January 26, 2008

Duke ecur.

Nata fle e qetë mbi fletë
Unë qetësin natës ja prish
Në rrugë, porsi endacak
Veshur hollë me këmishe

Ben ca ftohtë, por, nuk e ndjej
S’kam kohë të mendoj kaq gjat
Nëpër yje kërkoj të gjej
Dy sytë e tu, nëpër mesnatë

Trazuar me flladin, shpirti
Porsi gjethe, dridhet lehtë
Unë i zgjuar nëpër rrugë
Nata flë e qetë mbi fletë

I ndal hapat një moment
Flok't e Hënës, si ujvarë
Derdhur përmbi pemë, e fletë
Dhe në lëndina, përmbi bar

E nis këndoj porsi i marrë
Një këngë të vjetër dashurie
- Ku jane sytë e tu kristal
Mbushur plot me drit magjie !?

Dhe nën tinguj vazhdoj të eci
Rruga sonte s’ka mbarim
Ndoshta, kur të vij mëngjesi
Do të vish ti, në shpirtin tim.

© Leonard Seiti

No comments: