Saturday, January 26, 2008

Më Mungon


Këndej, dhe pse dimër
Dielli ngroh si në pranverë
Nëpër degët lakuriq
Bje e çirret lehtë nje erë.
Mbrëm, nuk folëm ne të dy
Mëngjesi, ëndrrat lidh përdore
Ndoshta, aty ku jeton ti
Qielli derdh petale bore
Ndoshta nesër do te bier shi
Në rrugët, veshur me gjethe vjeshte
Ndoshta, do të shoh në ëndërr
Të më vish në buzeqeshje
Dielli sot më ngroh fytyren
Veç, shpirtin sot e ndjej kallkan
Nëpër vija pentagramesh
Dora dridhet, kitara qanë
Mbrëm, nuk folëm ne të dy
Një tel ish këputur s’di se ku !
Ndoshta, diku ne shpirtin tënd,
Ndoshta, në fijet e qiellit blu !

Mëngjesi, hapi sytë i lodhur
Thua, mall i rëndonte mbi sy!
Përmbi një velë me ngjyrë mendimesh
Në det mungese, lundroj tek ty.
Mbrëm nuk folem ne te dy
Hëna, valsin nuk vallzoi
Yjeve, dritë su pash në sy
Mëngjesi mallin tënd më zgjoi.

© Leonard Seiti



Mbrëm, nuk folëm ne të dy
Nata, mu bë e gjate, sa jeta
Dhe unë, si dashnor besnik
Iu fala nates, e hiç nuk fjeta.

No comments: