Më folën vitet, më thanë - zgjohu,
Zemrës i duhet një kengë tjetër
Mjaft heshte, mjaft fjete
Nën hijen e humbur të një kenge të vjetër
Më folën vitet, më thanë - zgjohu
Një tjetër zjarr ndiz në oxhak
Koha që shkoi, shpirtin ta ftohu
Zemra tashmë do tjetër gjak.
Dhe, kështu bëra, hapa dyert
Me pluhurin e viteve ngarkuar
Porsi kristal, një tingull thyhet
Thyhet nje kënge e pa kënduar
Dhe ja, pa pritur, pa kuptuar
Nje rreze dielli, një mëngjes
Ra butësisht mbi shpirtin tim
Porsi mbi lule hedh nata vesë
Ndjeva ngrohtë, dhe çeli zemra
Endrrat, si petal pranvere
Veç nuk zgjati, shkoi dhe vera
Tashmë derdh vjeshta stuhi ere
Thua ishte një ënderr vere !?
Një marrezi që ëndërrova!?
Nuk besoj ! Shpirti më dhembi
Më duket, prape dashurova !
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment