Hëna varur rri mbi degë
Si zog i trembur, i hutuar
Përmbi qerpik't e tu me vesë
Një yll është ulur rri menduar
Ca tinguj qelq që nata derdh
Dëgjoj tek flasin emrin tim,
Dhe nëpër natë unë nis të bredh
Porsi nje zog, në shtegëtim
Kur të bjere vesa e yjeve,
Kur të mos jem, të jem tretur
Të kem humbur nëpër pyje
Përmbi gjethe i përvesur
Do pyesësh veten një moment,
Ç’ënderr ndoqi !? Si kurrë nuk diti !?
Ç’ish për të realiteti,
Që ëndrrave këngë kaq here u ngriti !?
Ndoshta, do lexosh k’të letër
Do më kujtosh, ndoshta, si vjeshta !
Po te tregoj, një ëndërr tjetër
Të thurur me blerim në vreshta
Po të tregoj për sytë e veses
Për mengjeset me fllad pranvere
Qe ta kujtosh, kur të vij vjeshta
E të derdh shi, nën huqe ere.
Për flladin ,që vallzon lëndinës
E shpurpuris, fletë e petal
Për aromë të trëndelinës
Për një thëllezë diku në mal.
E nëse do më çosh ndër mënd
Qoftë, për një cast të vetëm
Me beso, nuk kam lajthitur
Si askush, e desha jetën
Ende tingujt bien qelq
Dhe pak çaste, e shkoj të flë
Mos u trishto ti në mengjes
Nëse nuk do zgjohem më
Ç’udirat, s’ndodhin vet'vetiu
S’ështe çudi të mos jem më
Nëse pa pyetur më prunë në botë
Unë krejt pa pyetur, po e lë.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment