Ma thyeni shpirtin, ma bëni copë
E zemrën digjmani në zjarr
Se t’ju paguaj nuk kamë sotë
E as nuk pata kurrë më parë.
Mi nxirrni sytë, të mi hanë korbat
Se veç trishtimin ruajten brenda
Ndaj dhe kaq kohë me radhë
Nëpër vargje kam derdhur brënga.
Ma grisni mishin gjer në kockë
Coptomëni, këmbë, krah e duar
Se veç dhimbje edhe lotë
Me vargun tim ju kam dhuruar.
E mos më jepni as dhe për varr
Shenjë nga unë mos të ketë
Më shpërndani përmbi bar
Të shkrij, si bora, qetë qetë
Veç ta dini, se ju desha
Të gjithë me radhë, pa përjashtim
E trishtimin kurrë s’ja u vesha
Si kemishë pranvere, gjith blerim.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment