Ndal, të lutem për një çast
Ç’më mundon me këto pyetje
Një botë të tërë unë mbas e lashë
Më thuaj, ti tek mua ç’gjete !
Ndaj lëri sytë e tu tinzar
Të qeshin, gaz edhe hare
Dhe mos më pyet, “Me sa më parë” !
Të dy jetojmë një ditë të re.
Mos më mundo me freskine tënde
Me flokët derdhur nëper erë
Me dikë tjetër, ne të tjera vënde
Jam puthur ëmbël duke pirë verë
Ndaj eja pranë, dua të prek
Buzët e tua të kuqe gjak
Ngadal trupin më lër ta zhvesh
Si vjeshta pemët, tej në park.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment