Saturday, January 26, 2008

Në Muzg




Ç’më vështron me cep të syrit
E më rri heshtur porsi hënë,
A mos vallë, në botë të yllit,
Dënim heshtjen të kanë dhënë !

Unë për sytë e tu, si qielli
Do këndoja ç’do mëngjes,
Thua t’më jesh rreze dielli
Ku të humbas unë porsi vesë !

Eja pranë t’ja marrim këngës
Muzgu i mbrëmjeve ka rënë
Drit’ argjënd nga petku i hënës
Gjurmë në flok’t e tu ka lënë.

Pa dëgjo hapsires tej,
Yjet kënges ja kanë nisur
Për ty sonte, duhet të gjej,
Vello, me Aurorë qendisur.

© Leonard Seiti

No comments: