Asaj, i pëlqen t’ më lëndoj
T’më vrasi lehtas gjer në shpirt
Me zhurmët e gjetheve që bjenë
Nga huqe ere, nën qiej të hirtë
Asaj, i plëqen zemrën t’ma grisi
Ferrave të Majit, gjemba plot
Të shohi, si gjak pikon e vuan
Asaj i pëlqen, t’më shoh në lotë
Asaj i pëlqen, që mbrëmjeve,
Mes këngesh t’më hedh, të thyhem
Porsi shishe e qelqte, e veres.
Me baltra muzgjesh të përlyhem
Dhe unë, i jepem, si dashnor besnik
Ushtar, i bindur gjer në një
I rri varur përmbi qerpik
Qaj, e qesh, e luaj me të...
Dhe s’ka më të ëmbël këngë
Bota, tinguj më t’bukur s’njeh
Se kënga e sajë magjiplotë,
Mëngjeseve, të një dite të re.
© Leonard Seiti
1 comment:
Bukur shume Nardi.Me pelqen kjo poezi padyshim dhe te tjerat.Respekt Mondi.
Post a Comment