Friday, January 25, 2008

Një këngë për ty

« Do të tretem të venitem
Si filxhani qe s’ka vaj »
Porsi loti do zvarritem
Nëpër lëkurën e butë te sajë
Do të thyhem, porsi drita
Në sytë e sajë magjiplot
Porsi vesa , kur zbardh dita
Do largohem nga kjo botë
Do të kthehem në ujë burimi
Ti laj me mua sytë e zes
Do të bëhem buzë filxhani
Të më puthi ç’do mëngjes
Kacavjerrur nëper gushë
Si gjerdan do ti rri varur
Porsi flladi tej në fushe
Do loz me flok’t e sajë pa ndalur
Do të çel si një lule Prilli
T’më k’puti ajo në Maj
“Baltë e plurhur do të bëhem
Të më shkeli këmbë e sajë“
E që bota mbrëmjeve vonë
Mos të ketë gjum në sy
Nën blunë e qiellit me aurorë

Do këndojmë ëmbël ne të dy.

© Leonard Seiti

No comments: